presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotëri Christian Danielsson, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, me të cilin bisedoi për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Presidentja Jahjaga theksoi se avancimi i agjendës evropiane dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga ajo është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të vendit. Ajo theksoi se institucionet e vendit janë plotësisht të përkushtuara për ta përfunduar me sukses procesin e  negociatave për MSA dhe adresimin e të gjitha kritereve në kuadër të Dialogut për liberalizim të vizave. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, zotëri Christian Danielsson vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se ky është një moment shumë pozitiv që duhet të mbahet. Ai tha se procesi i negocimit të MSA-së është thelbësor që duhet të përqendrohet  në prioritetet e identifikuara si sundimi i ligjit, demokracia, qeverisja, reforma e administratës publike etj. Z. Danielsson tha se fokus më të madh këtë vit do të ketë edhe në qeverisjen ekonomike që vendi të realizojë potencialin e plotë zhvillimor. Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, z. Danielsson tha se ka një interes të fuqishëm për rezultatin e tij. Ai tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën  në këtë proces.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.