Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se kumtesa e Këshillit Konsultativ për Komunitete nuk pasqyron qëndrimin e Presidentës dhe të Zyrës së saj por është qëndrim i këtij Këshilli.
Këshilli Konsultativ për Komunitete përfaqesohet nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Këshilli zgjedh kryesuesin e tij nga radhët e komuniteteve që përfaqësohen në të.
Titujt e publikuar në media nuk paraqesin realitetin dhe nxjerrin jashtë kontekstit përmbajtjen e kumtesës së këshillit.
Zyra e Presidentës thekson së presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe subjekteve politike që të gjejnë zgjidhjet më të mira në kuadër të reformës që do të ndihmonte në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.