presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti delegacionin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim delegacionin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, dhe shefin e këtij Misioni, zotëri Roberto Gualtieri.

Presidentja Jahjaga theksoi se i jep mbështetje të plotë Misionit të Vëzhguesve të BE-së, prania e të cilëve do të ndihmojë në vendosjen e standardeve demokratike në zgjedhje. Presidentja tha se pas shkëmbimit të letrave me Baroneshën Ashton, Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve është dërguar në Kosovës dhe kjo ka rëndësi të veçantë për procesin gjithëpërfshirës. Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës janë plotësisht të angazhuara për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, që do të mundësojnë zgjedhjen e përfaqësuesve legjitimë dhe legal. Presidentja Jahjaga theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi ato do të mbahen në tërë territorin e Republikës së Kosovës njëkohësisht, por gjithashtu shumë të rëndësishme edhe për komunitetin serb në Kosovë, sidomos në komunat e në pjesën veriore të territorit të Kosovës, të cilët për herë të parë kanë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim dhe legal që do të përfaqësojnë interesat e tyre në kuadër të jetës politike dhe institucionale të Kosovës. Shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, zotëri Roberto Gualtieri, falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen që po i jep misionit dhe për rolin e saj personal në gjithë këtë proces. Z. Gualtieri tha se prezenca e Misionit do të ndihmojë në rritjen e besimit dhe kjo do të mundësojë sukses në procesin demokratik në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.