presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin jorezident të Panamasë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Panamasë në Mbretërinë e Holandës, jorezident për Kosovë, z. Jose Manuel Teran, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin e Panamasë për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij. Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.Ambasadori i Panamasë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.