DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si një shembull i bashkëpunimit në rajon dhe theksoi se të dyja vendet po luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidentja Jahjaga tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet posaçërisht në procesin e integrimeve evropiane, bashkëpunimin ky i rëndësishëm edhe për të gjitha vendet e rajonit. Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, zotëri Qemal Minxhozi, theksoi se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat dhe në veçanti në procesin e përafrimit të saj me BE-në.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.