Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në kabinetin e saj një grup nxënësish të klasës së dytë të shkollës fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, të prirë nga mësimdhënësja Gëzime Fejzullahu.
Presidentja Jahjaga bashkëbisedoi me fëmijët për një varg çështjesh për të cilat ata shprehën interesimin e tyre.