DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e ri të Kosovës në Japoni, z.Ahmet Shala

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Japoni, z. Ahmet Shala.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj.
 
Presidentja Jahjaga foli në takim për marrëdhëniet me Republikës së Kosovës dhe Japonisë, të cilat janë marrëdhënie të zhvilluara në të gjitha fushat dhe të cilat kanë njohur zgjerim të vazhdueshëm.
 
Ajo gjithashtu theksoi se Japonia ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vazhdueshme për vendin tonë në të gjitha fushat.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.