Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Barack Obama, me rastin e vdekjes së ambasadorit të SHBA në Libi, z. Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë.
Në telegram thuhet: I nderuari President Obama, Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të vendit dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet tona me rastin e humbjes së ambasadorit tuaj në Libi, z. Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë në sulmin ndaj ambasadës amerikane nëBengazi. Lutjet tona janë me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan në këto momente të vështira. Me nderime,Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës