presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit Rexhep Bislimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së dëshmorit Rexhep Bislimi, që u mbajt në sheshin kryesor të Ferizajt.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, të cilën po ua sjellim në vijim :
 
Të nderuar qytetarë të Ferizajt

Të nderuar pjesëmarrës në këtë tubim madhështor
 
E nderuara nëna Havë,
 
Të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës,
 
I nderuari kryeministër Thaçi,
 
I nderuari kryetar i komunës Aliu,
 
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
 
Dhënia e emrave rrugëve dhe shesheve dhe ngritja e shtatoreve dhe e monumenteve për ata që punuan për lirinë e Kosovës është një nderë dhe njëherësh një përkushtim që në mbamendjen tonë historike dhe në angazhimin tonë t’i kemi këtu së bashku me neve.
 
Vetëm kështu e kuptojmë se rruga drejt lirisë, drejt pavarësisë, drejt demokracisë ishte një rrugë përplot sakrifica.
 
Në punën e angazhimin tonë përpara do të kemi sukses, vetëm duke i
pasur udhërrëfyes bijtë dhe bijat më të mira të popullit që nuk
pushuan asnjëherë dhe nuk kursyen asgjë për të fituar lirinë e

Kosovës dhe për ta çuar përpara çështjen kombëtare. 

Me propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshmorin e kombit Rexhep Bislimi e kam dekoruar me urdhrin më të lartë “Hero i Kosovës”.
 
Ta gëzoni Sheshin me shtatoren e heroit Rexhep Bislimi dhe ta mbani me nder e me krenari 

Ju faleminderit

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.