DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Kroacisë, Zoran Vodopija

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Kroacisë zotëri Zoran Vodopija, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi kontributin e ambasadorit Vodopija në thellimin  e bashkëpunimit midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Kroacisë dhe shprehu mirënjohje për Kroacinë si një vend mik që i ka mbështetur në vazhdimësi proceset e shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
 
Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunim ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në çdo sferë me interes dypalësh.
 
Ambasadori i Republikës së Kroacisë zotëri Zoran Vodopija e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen që i kanë dhënë institucionet e Kosovës  gjatë mandatit të tij në Kosovë. Ai shprehu vendosmërinë e  institucioneve shtetërore të Kroacisë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.