presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Irlandës jorezident për Kosovë, Kevin Dowling

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, z. Kevin Dowling, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët. Presidentja Jahjaga vlerësoi rëndësinë e ofrimit të perspektivës së qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin, si e vetmja alternativë për garantimin e paqes dhe stabilitetit dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ambasadori z. Dowling theksoi se Republika e Irlandës vlerëson progresin që Kosova ka bërë duke shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për agjendën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.