presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Talat Salem Radwan

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Talat Salem Radwan, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës për proceset e shtetndërtimit.Ajo theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin që ato marrëdhënie të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Radwan për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij.Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Talat Salem Radwan, tha se do të angazhohet për avancimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.