Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takimz. Kwami Christophe Dikenou, ambasador i Togos në Berlin, jorezident për Kosovën, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Dikenou për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e misionit të tij si ambasador jorezident në Prishtinë. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetin e Togos. Ambasadori Dikenou, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo fushë me interes dypalësh dhe miqësinë midis dy popujve.