presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës mbështet vendimin e Qeverise për të procesuar amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Ky është hapi i parë drejt realizimit të obligimit të Republikës së Kosovës që del nga marrëveshja ndërkombëtare e votuar me 2/3 e votave të deputetëve.

Krijimi i gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.