Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takimlamtumirës shefin e OSBE-së ambasadorin Werner Almhofer.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Almhofer për kontributin e tij në Kosovë, si shef i misionit të OSBE-së. Në takim u bisedua për zhvillimet më të fundit në Kosovë me theks në përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, kur rol të rëndësishëm ka luajtur misioni i OSBE-së. Ambasadori Almhofer theksoi rëndësinë e reformave në Kosovë në përputhje me kriteret evropiane, duke përmendur konkretisht reformën zgjedhore të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme. Ndërsa Presidentja Jahjaga tha se reformat nëpër të cilat do të kaloj Kosova janë në interes të qytetarëve, shtetit por edhe institucioneve të Kosovës. Ajo theksoi se reformat e kërkuara nga BE-ja janë parakusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike ku sundon rendi dhe ligji dhe respektohet Kushtetuta.