Ju përgëzoj për mbajtjen e kësaj konference ndërkomunale dhendërkombëtare që është bërë tradicionale. Shkëmbimi i përvojave dhe itë arriturave në vetëqeverisjen lokale, shfrytëzimi i potencialeve dhekapaciteteve tuaja, ndihmon që kompetencat e bartura nga pushtetiqendror në nivel komunal të shfrytëzohen me qëllim të ofrimit tëshërbimeve për qytetarët, të hapjes së perspektivës dhe tëbashkëpjesëmarrjes në vendimmarrje.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Panairit të Komunave të Kosovës.Me këtë rast Presidentja Jahjaga, pati një fjalë rasti, të cilën po ua sjellim në vijim :I nderuar ministër Petroviq, Të nderuar kryetarë të komunave, Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, Të nderuar pjesëmarrës të shteteve të tjera, Zonja dhe zotërinj, Ju përgëzoj për mbajtjen e kësaj konference ndërkomunale dhendërkombëtare që është bërë tradicionale. Shkëmbimi i përvojave dhe itë arriturave në vetëqeverisjen lokale, shfrytëzimi i potencialeve dhekapaciteteve tuaja, ndihmon që kompetencat e bartura nga pushtetiqendror në nivel komunal të shfrytëzohen me qëllim të ofrimit tëshërbimeve për qytetarët, të hapjes së perspektivës dhe tëbashkëpjesëmarrjes në vendimmarrje. Panairi tradicional vë në pah vlerat tuaja tradicionale, veçoritë dhekarakteristikat e secilit mjedis të cilat në diversitetin tonë nabashkojnë dhe na bëjnë që Kosovën ta ndjejmë dhe ta kemi atdhe tonintë përbashkët. Ju gjithnjë do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time në ushtrimin etë gjitha funksioneve në vetëqeverisjen efikase komunale.