DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me ftesë te mbretit Abdullah të Jordanisë, po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po i zhvillon punimet në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Në Forum po marrin pjesë një numër i madh i udhëheqësve të vendeve të ndryshme te rajonit të Lindjes së Mesme e të Afrikës Veriore, dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik.Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, presidentja Jahjaga do të zhvillojë edhe takime me mbretin Abdullah dhe me udhëheqës te tjerë të vendeve të ndryshme. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.