DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka ngushëlluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e tragjedisë së sotme, në një shkollë në Konektikat, që la dhjetëra të vdekur.

Në telegram thuhet:                     I nderuari President Obama,  Me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë për të shtënat në shkollën fillore në Konektikat, duke lënë dhjetra jetë të humbura të fëmijëve dhe familje në dëshpërim. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë.Në këtë kohë zie dhe pikëllimi për vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë.Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.                                          Sinqerisht,Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.