presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, zotëri Abdullah Gyl, me rastin e vdekjes së 12 ushtarëve turq në Afganistan.

Në telegram thuhet:I nderuari President Gyl,Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dymbëdhjetë ushtarëve të Turqisë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, në Afganistan, pas rrëzimit të helikopterit ushtarak.Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe emrin tim personal, Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e kësaj humbje të rëndë për popullin dhe ushtrinë tuaj.Jemi të pikëlluar nga kjo humbje tragjike dhe në këto çaste të dhembjes për popullin tuaj, ju shprehim mbështetjen dhe ngushëllimin tonë për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë aksident gjatë misionit të tyre fisnik për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe një të ardhme më të qëndrueshme për brezat e rinj.Me nderim për punën e tyre dhe përkushtimit tuaj për paqe, ju shpreh konsideratat më të larta të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.