presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi presidentin e Ganës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të ri të Republikës së Ganës, zotëri John Dramani Mahama, me rastin e vdekjes së Presidentit të këtij shteti, z. John Atta Mills.

Në telegram thuhet: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Presidentit të Ganës John Atta Mills. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të thella Juve dhe popullit të Ganës. Presidenti John Atta Mills do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin dhe angazhimin e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë dhe për të garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën e Ganës.Lutjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë me ju në këto çaste të pikëllimit për popullin tuaj. U prehtë në paqe.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.