presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, zotëri Edmond Panariti.

Presidentja Jahjaga, duke i dëshiruar mirëseardhje ministrit Panariti, shprehu falënderimet për angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për Kosovën, për lobimin për njohjet nga shtetet e tjera dhe për përfaqësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Ajo tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet të punojnë vazhdimisht për bashkëpunim të gjithanshëm, që është në interes të qytetarëve dhe të përparimit dhe zhvillimit ekonomik, por gjithsesi edhe kulturor dhe arsimor.Presidentja Jahjaga theksoi se të dyja vendet duhet të arrijnë marrëveshjet që do të ndihmojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe të dyja shtetet duhet të jenë shembull për gjithë rajonin. Ajo tha se synim i BE-së është komunikimi i lirshëm dhe ndërtimi i politikave që mundojnë zhvillimin e përgjithshëm, duke shfrytëzuar të gjitha resurset natyrore dhe kapacitet njerëzore.Presidentja Jahjaga tha se të dyja vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie në të gjitha fushat pa asnjë pengesë, sepse vetëm kështu politikat do të jenë në shërbim të popullit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve.Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti e vlerësoi lart mikpritjen në Republikën e Kosovës. Ai tha se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në të gjitha fushat dhe ato duhet të arrijnë në numër marrëveshjesh që janë në interes të të dyja vendeve dhe të zhvillimit në gjithë rajonin.Ministri Panariti tha se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në çdo proces dhe në veçanti në procesin e integrimit evropian dhe do të jetë një avokate e fuqishme e saj në botë dhe në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj. Ai tha se pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës duhet të shtrihet në gjithë territorin e saj.Ministri Panariti shprehu ngushëllimet e sinqerta për vdekjen e poetit të njohur të Kosovës, Ali Podrimja dhe vlerësoi se vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.