Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Britani të Madhe, ku me ftesë të Sekretarit të Jashtëm Britanik William Hague, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Londra 2012”.
Në ceremoni do të marrin pjesë qindra udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota.