presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga arriti në Londër

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka arritur në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike, me ftesë të sekretarit të jashtëm britanik, zotëri William Hague.

Ne aeroportin Heathrow të Londrës, Presidentja Jahjaga është pritur nga përfaqësuesi i oborrit mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Jahjaga merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Londra 2012, ku do të marrin pjesë rreth 200 udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.