DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Mbretëreshën Elizabeth me rastin e vdekjes së zonjës Margaret Thatcher

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi Mbretëreshës Elizabeth, me rastin e vdekjes së ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.

Në telegram thuhet: Shkëlqesia Juaj,Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministres, zonjës Margaret Thatcher, lideres historike që kontribuoi thellësisht në reformimin dhe zhvillimin e vendit tuaj.Më lejoni që t’ua përcjell ngushëllimet e mia dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës Shkëlqesisë tuaj dhe qytetarëve te Komonuelthit për humbjen e një vizionareje dhe një përkrahëseje të fuqishme të ekonomisë së tregut të lirë si mënyrën më të mirë për të siguruar prosperitetin, paqen dhe stabilitetin për shtetin dhe qytetarët e saj.Zonja Thatcher do të mbahet në mend si udhëheqëse që inspiroi dhe u dha kurajë gjeneratave të tëra me vendosmërinë e saj për të marrë vendime të guximshme dhe të drejta për të siguruar një të ardhme më të mirë për Britaninë e Madhe.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.