presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Demolli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ngushëlloi sot familjen Demolli, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, mjekut dhe humanistit e themeluesit të shërbimit shëndetësor “Nëna Terezë”, dr. Gani Demolli.

Në telegram thuhet:E nderuara familje Demolli,E morëm me dhembje lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, dr.Gani Demolli, themelues dhe udhëheqës i Shërbimit Shëndetësor “Nëna Terezë”, në vitet e nëntëdhjeta.Dr.Gani Demolli do të përkujtohet përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për kontributin e dhënë në krijimin e shërbimit shëndetësor, te i cili gjetën dorën e ndihmës mijëra qytetarë të vendit tonë.Dr.Ganiu do të mbahet në mend për punën e tij të palodhur në çdo kohë, për shpirtin e tij humanitar, për përkushtimin e tij të pashoq për t’i dalë në ndihmë qytetarit.Jeta dhe puna e tij janë të paharrueshme.Jemi me Ju në këto çaste të rënda pikëllimi.Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.