DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadorin Dimitrios Moschopoulos

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadorin Dimitrios Moschopoulos.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Moschopoulos për punën dhe angazhimin në përfaqësim të vendit të tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Ajo tha se është e rëndësishme mbështetja e Greqisë për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Ambasadori Dimitrios Moschopoulos duke e falënderuar presidenten Jahjaga dhe qytetarët e Kosovës për mikpritjen tha se gjatë mandatit të tij në Kosovë ka pasur një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë e Kosovës. Ai tha se Greqia është e interesuar për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit, si dhe për ruajtjen e kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet vendit të tij dhe Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.