DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti drejtoren kombëtare të SOS-Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim drejtoren kombëtare të SOS-Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës, znj. Nezahate Salihu, të cilën e përgëzoi për punën e madhe dhe të palodhshme që bëhet në SOS – Fshatrat e Fëmijëve.

Presidentja Jahjaga tha se mbështet aktivitetin e kësaj organizate për përmbushjen e misionit në përkujdesje ndaj  fëmijëve të braktisur, dhe theksoi se SOS – Fshatrat  duhet të gëzojnë edhe ndihmën institucionale.Drejtorja  kombëtare e  SOS-Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës, znj. Nezahate Salihu,  e njoftoi Presidenten me punën e kësaj Organizate Joqeveritare dhe joprofitabile dhe me vështirësitë me të cilat përballen në sigurimin e mjeteve për të realizuar projektet e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.