Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës me rastin e Krishtlindjeve.
Pritja u organizua në Katedralen e Prishtinës. Presidentja Jahjaga e uroi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes. Në pritje ishin të pranishëm personalitete të jetës politike, kulturore e fetare në vend.