presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Londra 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave të XXX Olimpike Londër 2012. Së bashku me Presidenten në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotëri Memli Krasniqi, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, zotëri Muhamet Hamiti.

Në ceremoninë madhështore, në mesin e mijëra pjesëmarrësve, ishin edhe një numër i madh i përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në botë, presidentë, kryeministra dhe ministra. Lojërat Olimpike në Londër i shpalli të hapura Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.