Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri gjyqtarësh në gjykatat komunale.Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës.
U dekretuan këta gjyqtarë:
Gjykata komunale në Prishtinë: Florent Latifaj, Hunaida Pasuli, Naser Foniqi, Franciska Zhitia-Ymeri, Valbona Musliu-Selimaj, Vesel Ismajli, Isuf Makolli.
Gjykata komunale në Ferizaj: Enes Mehmeti, Zenel Tasholli, Faton Ajvazi, Ibrahim Idrizi.
Gjykata komunale në Podujevë: Binak Duqi.
Gjykata komunale në Pejë: Ganimete Puka, Prenk Palushi, Kreshnik Radoniqi, Nushe Kukaj-Mekaj.
Gjykata komunale në Klinë: Haki Gashi, Ibrahim Shala, Ibrahim Berisha.
Gjykata komunale në Istog: Arben Mustafai.
Gjykata komunale në Gjilan: Miodrag Pavic, Aziz Shaqiri, Behar Imeri, Emine Salihu.
Gjykata komunale në Kamenicë: Valbona Dervodeli.
Gjykata komunale në Mitrovicë: Burim Ademi, Avni Mehmeti, Faton Ademi, Pranvera Ademi, Bekim Veliqi.
Gjykata komunale në Vushtrri: Besnik Feka, Ferki Xhaferi, Liridon Maloku, Afet Mjeku, Hanefi Jashari.
Gjykata komunale në Skenderaj: Mentor Hajra, Avdullah Mecinaj.
Gjykata komunale në Prizren: Sadije Selmani, Bejadin Ibra, Valon Kurtaj, Teuta Krusha, Atdhe Berisha.
Gjykata komunale në Dragash: Mehmet Ndrecaj, Artan Sejrani.
Gjykata komunale në Malishevë: Lutfi Shala.
Gjyqtarët e dekretuar dhanë betimin sot para Presidentes Jahjaga