presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Farid Zarifin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ne takim një delegacion të UNMIK-ut të udhëhequr nga përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Kosovën, Farid Zarif.

Në takim u bisedua për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së  Ban Ki Mun në Kosovë, e cila vizitë u vlerësua si e mirë dhe e suksesshme e në kuadër të vizitave të gjitha shteteve të rajonit në funksion të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. Presidentja  Jahjaga i shprehu falënderimet e saj për vizitën e sekretarit të OKB, Ban Ki Mun në Kosovë dhe për përkushtimin dhe angazhimin e tij në çështjen e Kosovës dhe të paqes e stabilitetit në rajon dhe në botë. Ajo gjithashtu falënderoi misionin e UNMIK-ut për punën e mirë që e ka bërë në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për misionin e tij simbolik por shumë të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, dhe në raportet  tremujore që dërgohen nga ky mision në OKB. Presidentja Jahjaga gjithashtu foli për mandatin e misioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës pas heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe të respektimit të ligjeve dhe të kushtetutës në mbarë territorin e vendit. Farid Zarif i shprehu falënderimet e z.Ban Ki Mun për mikpritjen e organizuar dhe përshëndetjet personale të z.Ki Mun për angazhimin e Presidentes Jahjaga. Takimi ishte në kuadër të konsultimeve dhe të informimeve të rregullta që mbahen ndërmjet Presidentes së Kosovës dhe UNMIK ut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.