presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga e u takua me baroneshën Ashton

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete jahjaga gjatë vizitës zyrtare në Bruksel pati sot një takim me baroneshën Ashton Përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian me të cilën bisedoi për agjendën evropiane të Kosovës për marrëveshjen e asociim stabilizimit dhe për liberalizimin e vizave.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka bërë përparime në plotësimin e kushteve  dhe standardeve dhe këtë vit duhet të priten rezultate konkrete në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Baronesha Ashton i shprehi mirënjohje presidentes Jahjaga për lidershipin e saj, për angazhimin në rrugën evropiane të Kosovës dhe për përkrahjen që po i jep dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë. Baronesha Ashton foli për takimin që po e ndërmjetëson ndërmjet dy presidentëve dhe tha se është me rëndësi që ky takim mbahet në funksion të normalizimit të raporteve si mbështetje e dialogut dhe në nivel të barabartë, duke mos hapur tema të reja dhe duke mos pasur agjendë të veçantë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.