presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon ashpër sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga grupe huliganësh të dhunshëm nga Republika e Serbisë, që tentuan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, për manifestime për të cilat paraprakisht nuk është bërë kërkesa në organet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Përpjekjet e këtyre grupeve të huliganëve, që me dhunë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalohen sepse janë shkelje serioze e rendit dhe ligjit dhe përshkallëzojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë  Sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta dhe me armë zjarri, është plotësisht  i patolerueshëm dhe është sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga, thekson se institucionet e Republikës së Kosovës do të mbrojnë me përkushtim sistemin demokratik të vendit dhe do të parandalojnë çdo përpjekje për destabilizim.    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ju bën thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë që të pengojnë grupet e huliganëve serbë dhe të parandalojnë  përpjekjet e tyre për  prishjen e  rendit dhe të qetësisë publike duke shkelur kështu ligjet e Republikës së Kosovës dhe ju përkujton autoriteteve serbe se politika e fqinjësisë së mirë është obligim dhe parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.