Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë dr.Johannes Kyrle, që shoqërohej nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, z Johann Brieger.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim të ngushtë ndërshtetëror në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të arsimit dhe të energjisë. Ajo veçoi rëndësinë e projekteve të Austrisë në fushën e energjisë dhe theksoi nevojën e intensifikimit të investimeve të tilla dhe më tej, që do të mundësonin zhvillimin ekonomik të vendit.Ajo tha Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe promovuese e fqinjësisë së mirë, dhe vlerësoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euro-atlantike.Duke theksuar rëndësinë e marrjes së udhërrëfyesit dhe të fillimit të studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Presidentja Jahjaga, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përmbushin të gjitha standardet dhe kriteret e nevojshme për të përshpejtuar proceset integruese Ajo theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.Presidentja Jahjaga foli edhe për vendosjen e sudnimit të ligjit në gjtihë territorin e Republikëss ë Kosovës, me theks të posaçëm në tri komunat në veri të vendit, ku strukturat ilegale dhe kriminale serbe, të mbështetura nga Republika e Serbisë, po i mbajnë peng qytetarët serbë në këtë pjesë. Ajo theksoi se e vetmja zgjidhje për këto komuna është zbatimi i plotë i Pakos së Ahtisaarit, që ofron një gamë të gjerë të të drejtave për komunitetin serb.Sekretari i përgjithshëm dr. Johannes Kyrle, shprehu mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë austriake për Kosovën dhe rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike. Dr. Kyrle tha se ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet në Bashkimin Evropian. Ai t ha se mbështetja e qeverisë austriake është konkrete edhe përmes pranisë në fusha të ndryshme në Kosovë dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të intensifikohet edhe më tej.