Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Presidentja u njoftua nga Drejtori i AKI-së për punën gjatë vitit që lamë pas dhe sfidat e sigurisë në përgjithësi. Presidentja lartësoi rolin që ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë sipas Kushtetutës dhe Ligjit në sigurinë e vendit dhe shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.