presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh dhe organizatash

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e tetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka ndarë dekorata për një numër të madh personalitetesh dhe organizatash, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Dhënia e dekoratave u bë një ceremoni solemne, të organizuar sot, në të cilën Presidentja Jahjaga ua dha dekoratat të dekoruarve, familjarëve apo përfaqësuesve të organizatave.

Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i Jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat Për Dhënien e Tyre.

Në një fjalë mbajtur me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:

Të nderuar laureatë dhe ju familjarë të të gjitha personaliteteve që me veprën jetësore lanë gjurmë të pashlyera në historinë e Kosovës; për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin dhe për zhvillimin e saj të gjithmbarshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Jam thellësisht e nderuar që sot në këtë tetëvjetor të shpalljes së Pavarësisë, të nderoj të gjitha personalitetet dhe veprimtarët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që ne të kremtojmë si çdo komb i lirë – shtetësinë tonë.
 
Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, për të cilën janë sakrifikuar gjenerata të tëra, që me idealin e tyre për liri e pavarësi kanë vënë themelet e shtetit të ri, një faktori të rëndësishëm jo vetëm të paqes por edhe të sigurisë e stabilitetit edhe në rajon e edhe më gjerë.

Shteti i Kosovës është gjaku, djersa dhe angazhimi i të gjithë atdhetarëve  që e deshën atë, që i dhanë fuqinë për ta ndërtuar mbi gërmadhat e një lufte të gjatë e të rëndë, të gjithë atyre që i vunë themelet e shtetit të pavarur, të qytetarëve të barabartë, shtetit me synime të qarta për të qenë pjesë e pandashme e botës së përparuar.

Me këtë ceremoni të ndarjes së medaljeve së bashku, edhe Institucionet por edhe populli i Kosovës, vlerësojmë, nderojmë dhe kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm, të të gjithë juve edhe laureatë edhe familjarë, për të mirën tonë të përbashkët.

Kosova është vendi ynë, të cilin e bëjmë të përparuar dhe të zhvilluar vetëm ne së bashku. Është në duart tonë që amanetin e atyre që na kanë hapur rrugën e sotme ta çojmë përpara; për ta bërë Kosovën një shtet demokratik, ku sundon ligji dhe rendi; ku qytetarët e gjejnë perspektivën e tyre pa e kërkuar tjetërkund; ku mirëkuptimi është thelbi i zgjidhjeve dhe ku dashuria për atdheun tonë të përbashkët bëhet fuqia jonë për të ardhmen.

Ju laureatë, dhe ju familjarë,

T’i mbani me nder dhe krenari nga gjenerata në gjeneratë, këto dekorata dhe medalje presidenciale, si mirënjohje më e lartë shtetërore për punën tuaj dhe kontributin për atdheun.

Zoti ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Në emër të të dekoruarve falënderoi mulla Xhevat Kryeziu, përfaqësues i Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve.

Në vijim lista e të dekoruarve:

Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”, i cili u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës:

1.    Abaz Thaçi
2.    Adem Ukëhaxhaj
3.    Afrim Selim Xhuraj
4.    Behajdin Myrteza Allaqi
5.    Besim Adem Ndrecaj
6.    Daut Idriz Zagragjaj
7.    Faruk Zymer Zekaj
8.    Feriz Faik Guri
9.    Hajrush Mehmet Elezaj
10.    Haxhi Hoti
11.    Hysen Nahit Rexhepi
12.    Ismet Mustafë Bicaj
13.    Sadik Ramë Rrustemaj
14.    Shaban Sali Manaj
15.    Shaban Zeqë Mazrekaj
16.    Tasim Ukë Elezaj

Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.

1.    Avdi Kelmendi
2.    Avdullah Polloshka
3.    Azem Jashanica – Bellaçevci
4.    Dëshmorët e Gadimes 1944 – 1946
5.    Familja Rama – Shkabaj, Obiliq
6.    Familjen Shala – Jeshkovë, Prizren
7.    Halit Hasani
8.    Idriz Rrecaj
9.    Ismail Raka
10.    Jashar Haxha
11.    Jusuf Bahtijari   
12.    Latif Smajli
13.    Lëvizja Kryeziu
14.    Mehmet Agë Rashkoci
15.    Mulla Zekë Berdynaj 
16.    Qamil Fejzi Hoxha
17.    Sefer Vesel Shabani
18.    Sylë Mehmeti – Nikçi
19.    Shefki Popova
20.    Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Detroit dhe New York
21.    Tahir Zajmi
22.    Vehbi Dibra (Agolli)
23.    Zija Shemsiu
24.    Zymer Daut Hasi

Të dekoruarit me “Urdhrin e Pavarësisë”, i cili u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

1.    Pandeli Majko
2.    Xhavit Ahmeti

Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, i cili u jepet personave për trimëri në luftën për liri.

1.    Adnan Nexhmedin Krasniqi
2.    Ajdin Selam Rrahmanaj
3.    Alajdin Nevzat Xhezairi
4.    Ali Ahmet Berisha
5.    Avni Zhabota
6.    Bashkim Ismail Suka
7.    Besnik Sadri Kastrati
8.    Bujar Visoqi
9.    Elfir Maliq Behrami
10.    Enver Nebi Buqaj
11.    Ersan Mehmet Mazreku
12.    Feriz Abdurrahman Susuri
13.    Hajdar Abaz Shala
14.    Halil Muhamet Gashi
15.    Hamit Shaip Thaqi
16.    Heshim  Nuhi Gashi
17.    Hysni Rexhep Morina
18.    Ismet Selman Gashi
19.    Jeton Idriz Dedushaj
20.    Kadri Ramadan Karaçica
21.    Malush Halil Ahmeti
22.    Nexhmi Brahin Llumnica
23.    Perparim Ali Thaçi
24.    Skender Mehmet Latifi
25.    Shaip Jahir Pacolli
26.    Shkëlzen Imer Dragaj
27.    Tahir Haki Gashi
28.    Ymredin Smail Çengaj

I dekoruar me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “ Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

1.    Jean-Paul Carteron

Të dekoruarit me Medalja Humanitare “Nëna Terezë”, që u jepet personave që  kontribuojnë në çështjet humanitare.

1.    Lëvizja e Nënave
2.    Bedrije Berisha
3.    Elizabeth Gowig
4.    Fexhrije Graca
5.    Haxhere Hajrizi
6.    Hilmije Havolli
7.    Igballe Reqica
8.    Merzuqe Hana
9.    Nexhmije Sogojeva
10.    Nora Bytyqi
11.    Rabisha Belegu
12.    Ramize Salihu
13.    Rupert Neudeck
14.    Sadete Zeneli
15.    Shejnaze Gashi
16.    Shpresa Shala
17.    Shqipe Biba
18.    Xhevrije Krasniqi

E dekoruar me Medaljen e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”, e cila u jepet personave që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për paqe dhe pajtim midis njerëzve

1.    Lëvizja Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve

Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.

1.    Abdylatif Fusha
2.    Agim Sarhati
3.    Agim Vatovci
4.    Agron Boriçi
5.    Agron Pustina
6.    Akil Koci
7.    Ali Sokoli
8.    Ali Zatriqi
9.    Amir Agani
10.    Arton Curraj
11.    Asene Agaj
12.    Avdyl Krasniqi
13.    Bedri Bakalli
14.    Behgjet Canhasi
15.    Besart Ahmeti
16.    Binak Kastrati
17.    Bosilka Lleshi
18.    Daut Mustafa
19.    Emine Gashi
20.    Enis Sabotic
21.    Enver Baraku
22.    Eshref Biqaku
23.    Fadil Hysaj
24.    Fehmi Henci
25.    Ferit Zekolli
26.    Florim Mejzinolli
27.    Gani Demolli
28.    Gazmend Shaqiri
29.    Hajredin Ukelli
30.    Hanife Bimbashi Sheremeti
31.    Hashim Maloku
32.    Hysen Ukmata
33.    Hysri Tafarshiku
34.    Imridin Gerdellaj
35.    Irfan Spahiu
36.    Irfete Spahiu
37.    Ismail Hoxha
38.    Isuf Dedushaj
39.    Izedin Osmani
40.    Izet Hima
41.    Jahja Kokaj
42.    Jashar Dula
43.    Josif Bageri
44.    Jusuf Rexhepi
45.    Jusuf Telaku
46.    Kajmak Gazideda
47.    Klinika Emergjente e SHSKUK-së
48.    Kompania e Kërkim Shpëtimit, Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Forcës së Sigurisë së Kosovës
49.    Mark Kaçinari
50.    Mazllum Belegu
51.    Mehmet Begraca
52.    Mentor Disha
53.    Muhamet Guguli
54.    Muharrem Gashi
55.    Muharrem Kutllovci
56.    Muhedin Salihamixhiq
57.    Musa Haxhiu
58.    Nevruz Hasani
59.    Nexhdet Kryeziu
60.    Nysret Rahmani
61.    Omer Kaleshi
62.    Osman Hoxha
63.    Osman Imami
64.    Premtim Mustafa
65.    Qamil Haxhiu
66.    Qerkin Krasniqi
67.    Rauf Dhomi
68.    Resmije Vokrri
69.    Rifat Ymeri
70.    Riza Binishi
71.    Sadri Bajraktari
72.    Samedin Haxhijaha
73.    Selim Krasniqi
74.    Simë Dobreci
75.    Skender Boshnjaku
76.    Skender Boshnjaku
77.    Suel Salihu
78.    Shaban Geci
79.    Shaban Shabani
80.    Shpëtim Robaj
81.    Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”
82.    Tahir Z. Berisha
83.    Talat Pallaska
84.    Tef Vokrri
85.    Teuta Hadri
86.    Vjollca Hoti
87.    Xheladin Deda
88.    Xhemajl Ahmeti
89.    Xhemajl Bajraktari
90.    Ymer Koçinaj
91.    Zef Gjoni
92.    Zenel Kabashi
93.    Zenel Kelmendi

I dekoruar me Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, që u jepet personave që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në fusha të caktuara të dijës, zhvillimit ekonomik dhe tekonologjisë.

1.    Projekti NATEV

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.