...

Presidentja: Gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

Jam veçanërisht e lumtur që në këtë vizitë në Japoni jam e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë — një dëshmi konkrete e gatishmërisë sonë për partneritet strategjik me Japoninë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.