...

Këshilltarë të Presidentes Osmani morën pjesë në ceremoninë komemorative dhe varrimin e ish-Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

Në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Japoni, këshilltarët e saj, z. Ismet Krasniqi dhe Gjeneral Brigade Dr. Sefer Isufi, morën pjesë në mbledhjen komemorative, homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ish-Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi.

Me këtë rast, ata vendosën një kurorë me lule në emër të Presidentes Osmani, duke përcjellë mesazhin e saj të nderimit për figurën dhe veprën jetësore të Dr. Bukoshit, ish-kryeministër në ekzil dhe zëvendëskryeministër, kontribuues i jashtëzakonshëm në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Bukoshit, Presidentja Osmani i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bukoshi, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ta, si dhe për miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.