Në letrën e urimit, Presidenti Mohamud ka vlerësuar këtë përvjetor si një moment me domethënie të veçantë për vendin, duke e ndërlidhur me qëndrueshmërinë e treguar ndër vite dhe orientimin e palëkundur drejt forcimit të sovranitetit, rendit demokratik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ai ka vlerësuar progresin e arritur nga Kosova nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, duke shprehur njëkohësisht besimin se vendi do të vazhdojë të forcohet dhe zhvillohet.
Presidenti somalez gjithashtu nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Somalisë dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve. 🇽🇰 🇸🇴

