...

Presidenti Faye uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Faye ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. 🇽🇰 🇸🇳

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.