...

Madhëria e Tij, Sulltani Haji Hassanal Bolkiah, Sulltan dhe Yang di-Pertuan i Bruneit Darussalam uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Madhëria e Tij, Sulltani Haji Hassanal Bolkiah, Sulltan dhe Yang di-Pertuan i Bruneit Darussalam, me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij, Madhëria e Tij shprehu urimet më të përzemërta për Presidenten Vjosa Osmani, Qeverinë dhe popullin e Kosovës. Ai vuri në pah progresin e dukshëm në marrëdhëniet dypalëshe, të forcuara edhe nga vizita historike shtetërore të Presidentes Osmani në Brunei Darussalam në maj 2025. Sipas Madhërisë së Tij, ky moment reflekton miqësinë e ngushtë dhe në zhvillim ndërmjet dy vendeve, ndërsa ai vlerësoi kontributin personal të Presidentes Osmani në avancimin e këtyre marrëdhënieve strategjike.

Duke parë me optimizëm drejt të ardhmes, Madhëria e Tij ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve në frymën e miqësisë dhe koordinimit reciprok.

Me afrimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ai i përcolli Presidentes Osmani urimet më të mira për shëndet dhe mirëqenie, duke u lutur që lutjet dhe veprat e mira të pranohen dhe që populli i Republikës së Kosovës të vazhdojë të gëzojë paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.