...

Presidenti i Bangladeshit uron Presidenten Osmani me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës Popullore të Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarëve të vendit me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur përgëzimet për këtë përvjetor të rëndësishëm shtetëror.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë në pah se raportet ndërmjet dy vendeve mbështeten në parime të përbashkëta demokratike dhe në respekt të ndërsjellë, duke shprehur gatishmërinë që kjo bazë politike të përkthehet në bashkëpunim më konkret dhe më të zgjeruar.

Në këtë kuadër, është theksuar interesi për thellimin e partneritetit në sektorë me potencial zhvillimor, përfshirë ekonominë, arsimin, inovacionin dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve, si fusha që mund t’i afrojnë më tej dy shtetet.
অনেক ধন্যবাদ 🇽🇰 🇧🇩

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.