DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Maltës uron presidentin Thaçi, mirëpret bashkëpunimin në të mirë të dy popujve

Presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin me presidentin Thaçi për të rritur atë ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve përkatës.

SH. T. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësShkëlqesia Juaj,Më lejoni të përcjell urimet e mia të përzemërta për zgjedhjet tuaj president i Republikës së Kosovës.Me kënaqësi e kujtoj takimin tonë këtu në Maltë gjatë mandatit tuaj si zëvendëskryeministër.Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj.Duke ju uruan suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë.Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, pranoni konsideratat e mia më të larta.Marie-Louise Coleiro Preca,Presidente e Republikës së Maltës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.