Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Presidenti Thaçi konfirmoi mbështetjen për punën e institucioneve të drejtësisë.“Keni përkrahjen e plotë të Zyrës së Presidentit në punën e institucioneve të drejtësisë, si dhe theksimin dhe ruajtjen e pavarësisë së tyre”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai tha se duhet të vazhdohet reforma në drejtësi dhe të shtohet efikasiteti dhe në të njëjtën kohë të punohet në afirmimin më të madh të të arriturave të gjyqësorit.Presidenti Thaçi i informoi kryetarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Gjykatës Supreme për iniciativën që të ndryshohet dhe të plotësohet Kodi Penal, ashtu që të eliminohen dobësitë dhe boshllëqet ligjore.Efikasiteti i gjyqësorit është i rëndësishëm për zhvillimin e tërësishëm të Kosovës, tha presidenti Thaçi. “Efikasiteti i gjyqësorit prek edhe procesin e integrimit euro-atlantik të vendit”.Funksionalizmi i gjyqësorit në veri të vendit, ngritja e kapaciteteve të gjyqësorit, nxitja e kuadrove të reja që të bëhen pjesë e sistemit ishin gjithashtu tema që u diskutuan në takim.Presidenti Thaçi foli edhe bartjen e kompetencave të EULEX-it tek institucionet e Kosovës.“KGJK dhe gjykatat të dëshmojnë se janë të gatshme t’i pranojnë kompetencat dhe t’i ushtrojnë ato me përgjegjësi ndaj qytetarëve”, ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.