DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti ambasadoren zvicerane, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. “Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi. Për diasporën e madhe kosovare që jeton në Zvicër, presidenti Thaçi tha se “ajo është një urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve”. Ndërkaq, ambasadorja e shtetit helvetik në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e të parit të vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës. Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.