presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar delegatë të Deklaratës Kushtetuese  të 2 Korrikut të vitit 1990.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur.
Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.