presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe për punën e OSBE-së në Kosovë, e cila sivjet shënon 25 vjetorin. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përcjellur urimet e saj për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke nënvizuar angazhimin e kësaj organizate në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm.

Gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë ligjesh, të cilat janë duke u shqyrtuar nga Kuvendi i Kosovës si dhe rëndësia që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Davenport, ndër të tjera diskutuan edhe për rezultatet e raportit të OSBE-së, i cili konfirmon se numri i konflikteve ndëretnike ka rënie të vazhdueshme. Me këtë rast, Presidentja theksoi përkushtimin e plotë për eliminimin e plotë të rasteve të tilla.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.