presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishanin.

Presidenti Nishani, ka shprehur solidarizimin dhe pikëllim për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në repartin e elektrolizës të termocentralit “Kosova A”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka falënderuar Presidentin Nishani për mbështetjen dhe solidaritetin në këto momente të vështira për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo e ka siguruar Presidentin Nishani se situata është duke u menaxhuar në formën më të mirë të mundshme nga mekanizmat përgjegjës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.