DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga shpreh pikëllim dhe dhembje për tragjedinë që goditi punëtorët e KEK-ut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh pikëllimin dhe dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi sot punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ftoi qytetarët e Republikës së Kosovës që në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë. Presidentja Jahjaga falënderoi ekipet e emergjencës, policisë së Kosovës dhe mjekët në QKUK për daljen në ndihmë viktimave të kësaj tragjedie dhe kërkoi që këtyre mekanizmave t’iu mundësohet të kryejnë punën e tyre profesionale. Aktualisht, Presidentja Jahjaga është në QKUK, duke i vizituar të lënduarit nga shpërthimi në KEK.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.