presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi komunën e Prizrenit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Prizrenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Prizrenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja.  Po kështu, ajo takoi komunitetin për barazi gjinore dhe të komuniteteve, me të cilët diskutoi për projektet që ndërlidhen me avancimin e pozitës së femrës, si dhe respektimin e komuniteteve. Gjatë takimit me kryetarin e komunës, z.Muja dhe udhëheqjen komunale të Prizrenit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri e ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, Presidentja Jahjaga theksoi se Prizreni është i njohur si qytet multietnik, multikulturor dhe multifetar, ku me shekuj kanë bashkëjetuar dhe janë ndërthurur kulturat e ndryshme, duke krijuar një mentalitet të veçantë prizrenas të mirëkuptimit dhe të tolerancës.Presidentja Jahjaga theksoi se Prizreni është një simbol i jetesës së përbashkët, i tolerancës, mirëkuptimit, si dhe një gërshetim i kulturave dhe traditave që në mënyrë të vazhdueshme janë promovuar nga ky qytet. Tradita prizrenase në njëfarë mënyre reflekton të gjitha vlerat që i ka Kosova, që në fakt janë vlera demokratike. Në Prizren është një komunitet i theksuar turk, serb, boshnjak dhe rom, ashkali e egjiptas, plotësisht të integruar. Është krijuar Komuna e Mamushës, si një shembull i mirë i zbatimit të decentralizimit dhe i delegimit të kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal, theksoi Presidentja Jahjaga.Presidentja Jahjaga theksoi qëndrimin e saj se që nga zgjedhjet e ardhshme lokale, në çdo komunë, një femër të ketë postin e nënkryetares së komunës.Në bashkëbisedim me udhëheqjen komunale të Prizrenit, Presidentja shtoi se Kosova, pas përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë do të koncentrohet në zhvillimin ekonomik, që mundëson edhe zhvillim të përgjithshëm, si dhe tërheqje të investimeve dhe kapitalit te huaj si dhe bashkëpunim rajonal.Prizreni mund të jetë një shembull i mirë në të gjitha këto procese pasi që ka traditë, ka kuadro dhe ka një shpirt të konkurrencës e të ndërmarrësisë.Gjatë vizitës në Prizreni, Presidentja Jahjaga në Nënkala përcolli nga afër punimet që po bëhen në riparimin e shtëpive të pjesëtarëve të komunitetit serb në këtë lagje.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga bisedoi edhe me përfaqësuesit e komunitetit romë, ashkali e egjiptas. Ajo tha se e di se ata kanë vështirësi, por u ofroi gjithë përkrahjen e saj në drejtim të inkuadrimit në shoqëri dhe dhënies së kontributit më të madh të tyre.Me këtë rast, Presidentja Jahjaga vizitoi një familje të këtij komuniteti, së cilës i është ndërtuar një shtëpi e re.Presidentja Jahjaga bisedoi edhe me banorët e komunitetit boshnjak. Në një bashkëbisedim me ta, Presidentja Jahjaga u njoftua me punën dhe aktivitetet e tyre, si dhe me problemet me të cilat ata përballen. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga vizitoi një familje të këtij komuniteti, e  cila është rikthyer për të jetuar në Prizren, në shtëpinë e re të ndërtuar për të. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.